Lidhje

Cygnus ankorohet me stacionin orbital


Mjeti fluturues pa njerëz, Cygnus, u ankorua sot me sukses në Stacionin Ndërkombëtar të hapësirës, i pari nga tetë anijet që do të furnizojnë me pajisje stacionin orbital për llogari të NASA-s.

Orbital Sciences është njëra nga dy kompanitë private që punojnë për agjencinë amerikane të hapësirës NASA, të cilat do të dërgojnë furnizime në stacion. Furnizimi i stacionit është një projekt prej 100 miliardë dollarësh, ku marrin pjesë 15 vende. Ai zëvendëson fluturimet e mëparshme të anijeve amerikane për vajtje-ardhje në hapësirë, të cilat u nxorrën nga përdorimi në vitin 2011 për shkak të konsumimit.

Kompania Orbital Sciences ka një kontratë prej 1,9 miliard dollarësh me NASA-n për të dërguar në stacionin orbital tetë anije furnizmi Cygnus. Stacioni qëndron i palëvizur në orbitë në lartësinë 400 km mbi Tokë dhe ka një personel teknik dhe shkencor.

Kompania tjetër e furnizimit është SpaceX dhe ka një kontratë me NASA-n prej 1,6 miliard dollarësh për 12 fluturime drejt stacionit.
XS
SM
MD
LG