Lidhje

Tre të vdekur në një përplasje trenash në Çeki


Tre persona humbën jetën të mërkurën dhe më shumë se 40 të tjerë mbetën të plagosur, kur një tren i shpejtë nga Munihu u përplas me një tren udhëtarësh në Republikën Çeke.

Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se katër persona të plagosur rëndë u transportuan me helikopterë, dhe shtatë të tjerë iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjike, ndërsa 31 të tjerë u plagosën lehtë në përplasjen pranë qytetit perëndimor çek të Domazlices.

"Ex 351 kaloi përmes një shenje të ndalimit... dhe u përplas me një tren udhëtarësh”, tha ministri i Transportit, Karel Havlicek në twitter, duke iu referuar trenit të shpejtë nga Munihu në Pragë.

Pamjet e transmetuara nga televizioni Çek, treguan kabinën e shkatërruar të drejtuesit të lokomotivës së trenit të shpejtë, si dhe pjesën e përparme të trenit lokal.

Agjencitë lokale të lajmeve thanë se katër helikopterë u dërguan në vendin e ngjarjes pas përplasjes që ndodhi në mëngjes afër fshatit Milavce, rreth 140 kilometra në jugperëndim të Pragës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG