Lidhje

Daçiç për marrëdhëniet me SHBA


Kryeministri serb tha se përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe është një nga përparësitë kryesore për vendin e tij

Kryeministri serb Ivica Daçiç thotë se përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe me Shtetet e Bashkuara është një nga përparësitë kryesore për vendin e tij.

Zoti Daçiç i tha Shërbimi serb të Zërit të Amerikës se hedhja e themeleve të reja në marrëdhëniet serbo-amerikane ka qenë një përparësi e lartë që nga formimi i qeverisë së re të Serbisë vitin e kaluar.

Kryeministri Daçiç tha se është e nevojshme që Serbia të kapërcejë mendimin se Shtetet e Bashkuara janë kundër interesave të saj kombëtare dhe shtetërore. Ai tha se dy vendet nuk kanë arritur ende të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Zoti Daçiç i bëri komentet sot, në prag të takimit me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit William Burns në Uashington.

XS
SM
MD
LG