Zyrtarët e zgjedhjeve në shtetin e Dakotës Veriore thonë se një kandidat 55-vjeçar i cili vdiq nga COVID-19 në fillim të tetorit, është zgjedhur në legjislaturën e shtetit.
Zyrtarët thanë se David Andahl, kandidat republikan për vendin legjislativ të distriktit 8 të atij shteti, e mori virusin gjatë një infeksioni dhe vdiq më 5 tetor. Familja e tij, në një postim në Facebook, tha se ai vuante nga probleme të tjera shëndetësore që e komplikuan infeksionin.
Zyrtarët e zgjedhjeve vendosën ta linin emrin e Andahl në fletën e votimit pasi prokurori i përgjithshëm i shtetit tha se, nëse ai fitonte, zëvendësimi i tij mund të bëhej nga një komision ose votuesit mund të kërkonin zgjedhje të posaçme.
Andahl kishte qenë fermer dhe kishte shërbyer në komisionin e planifikimit të qarkut prej 12 vjetësh.
Në kohën kur Andahl u infektua me COVID-19 Dakota e Veriut po përballej me një nga shpërthimet më të rënda të virusit në vend.
Facebook Forum