Lidhje

Dalai Lama heq dorë nga roli politik


Протесты в Чикаго
Протесты в Чикаго

Dalai Lama thotë se do të heqë dorë nga roli politik dhe do t’ia kalojë këto përgjegjësi udhëheqësit të zgjedhur të qeverisë tibetiane në mërgim. Ai e bëri këtë njoftim sot gjatë një fjalimi që mbajti në Dharmsala të Indisë me rastin e përvjetorit të kryengritjes tibetiane të vitit 1959 kundër sundimit kinez.

Laureati i çmimit Nobel do të vazhdojë të luajë rolin e udhëheqësit shpirtëror të popullit tibetian.

Në Pekin, Ministria e Jashtme e Kinës nuk e përfilli njoftimin e Dalai Lamas, duke e quajtur atë si "një manovër për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar". Zëdhënësja Jiang Yu dënoi gjithashtu parlamentin në mërgim si një organizatë e paligjshme politike.

Tibetianët në mërgim do të zgjedhin gjithashtu këtë muaj kryeministrin e ri, mes 3 kandidatëve laikë. Por kryeministri i tanishëm, Samdhong Rinpoche, tha se largimi i Dalai Lamas përbën një sfidë dhe se tranzicioni do të jetë "një proces i gjatë dhe i vështirë".

XS
SM
MD
LG