Dy vende evropiane po e pakësojnë ndihmën ndaj qeverisë së Ugandës, për shkak të ligjit të ri kundër homoseksualitetit.
Danimarka tha sot se do t’ia japë 9,1 milionë dollarët që kishte ndërmend t’ja jepte qeverisë së Ugandës, shoqërisë civile dhe sektorit privat.
Norvegjia tha më parë, se nuk do t’ia japë Ugandës ndihmën prej 8,2 milionë dollarësh, por do ta rrisë ndihmën për “mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.”
Edhe Suedia ka kërcënuar prerjen e ndihmave. Të treja këto vendi ju bashkuan Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe vendeve perëndimore, që e dënuan ligjin e nënshkruar të hënën nga Presidenti Yoweri Museveni.
Ligji ndalon të ashtuquajturin “promovim” të homoseksualitetit, dhe personat e angazhuar në seks homoskesualësh mund të ndeshen me burgim të përjetshëm.
Vlera e monedhës së Ugandës, shilingës, ra sot me më tepër se 2 për qind. Që nga koha e hyrjes në fuqi të ligjit, vlera e monedhës së vendit ka shënuar çdo ditë rënie.