Lidhje

DASH: Shtetasit amerikanë në Kinë të tregojnë kujdes të shtuar


The Harry S. Truman Building, headquarters for the State Department

Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi të shtunën shtetasit amerikanë në Kinë që “të tregojnë kujdes të shtuar" për shkak të rritjes së rrezikut që ata të ndalohen arbitrarisht ose të mos lejohen të largohen nga vendi.

"Shtetasit amerikanë mund të ndalohen dhe të mos kenë qasje tek shërbimet konsullore ose të mos u komunikohet informacioni për veprën e pretenduar kriminale” tha Departamenti i Shtetit në një paralajmërim për shtetasit amerikanë në Kinë.

Departamenti i Shtetit tha se shtetasit e SHBA mund të përballen me "marrje të zgjatura në pyetje” dhe me ndalime të zgjatura "për arsye që lidhen me

Sigurinë shtetërore”.

"Personeli i sigurisë mund të ndalojë dhe / ose dëbojë shtetasit e SHBA për dërgim mesazhesh elektronike private, që kritikojnë qeverinë kineze,” thuhej në njoftimin e DASH, pa përmendur shembuj konkretë.

Departamenti i Shtetit gjithashtu nuk thotë se çfarë u bë shkak për nxjerrjen e paralajmërimit në fjalë.

Njoftimi vjen ndërkohë që janë shtuar tensionet e dyanshme mbi çështje si pandemia COVID-19, tregtia, ligji i ri i sigurisë për Hong Kongun dhe akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut kundër ujgurëve në rajonin Sinkiangut.

Kohët e fundit Uashingtoni dhe Pekini shpallën ndalime vizash për zyrtarë të njëri-tjetrit, një shenjë tjetër e keqësimit të marrëdhënieve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG