Lidhje

DASH: Të pavërtetat në variantin rus të krizës ukrainase


DEPARTMENT OF STATE WEBPAGE
DEPARTMENT OF STATE WEBPAGE
Departamenti amerikan i Shtetit nxori dje një përgjigje me 10 pika ndaj versionit të Presidentit rus Vladimir Putin për zhvillimet në Ukrainë, duke specifikuar një listë të disa “të pavërteta” siç i cilëson dokumenti.

Dokumenti titullohet “Trillimi i Presidentit Putin: 10 pretendime të pavërteta për Ukrainën”. Vëzhguesit thonë se botimi i tij është një shkëputje e qartë nga procedura standarde të Departamentit të Shtetit, i cili rrallë herë nxjerr deklarata publike ku të aludojë se një udhëheqës botëror ka gënjyer.

Dokumenti hapet me fjalët “Zoti Putin thotë se forcat ruse në Krime po veprojnë vetëm në mbrojtje të objekteve ushtarake ruse”. Dokumenti më pas ofron ato që i cilëson si “fakte dhe prova të forta që çojnë në përfundimin se pjesëtarë ruse të sigurimit janë në zemër të forcave anti-ukrainase në Krime”.

Dokumenti i DASH-it pohon se forcat ushtarake nuk kanë simbolet e një ushtrie të caktuar, por shton se ata ngasin makina me targa të ushtrisë ruse dhe “haptazi identifikohen si forca ruse të sigurimit, në intervista me median ndërkombëtare dhe në kontaktet me ushtrinë ukrainase”.

Dokumenti mund të lexohet në faqen elektronike të Departamentit të Shtetit në adresën
http://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2014/03/222988.htm
XS
SM
MD
LG