Lidhje

SHBA: Pabarazi në rritje në pranimin e imigrantëve


Shtetet e Bashkuara pritet të risistemojë afro një ndër pesë refugjatë mes atyre që mund të pranonte nga Lindja e Mesme dhe America Latine këtë vit fiskal, duke shënuar kështu pabarazi rajonale që po zgjerohen më shpejt dhe më me vazhdimësi se në çdo periudhë tjetër prej afro 20 vjetësh.

Një analizë e të dhënave të Departamentit të Shtetit këtë javë nga Zëri i Amerikës tregon se nga 1 tetori 2018 deri më 31 maj 2019, janë risistemuar vetëm 14 për qind nga 3 mijë vendet e përcaktuara për refugjatët nga Amerika Latine dhe Karaibet për këtë vit fiskal dhe 16 për qind e 9 mijë vendeve për refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Azia e Jugut.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë gjasa ta plotësojnë numrin për refugjatër eropianë (3 mijë) dhe nga Azia Lindore (4 mijë) dhe ta tejkalojë atë për ata që vijnë nga Afrika (11 mijë).

I pyetur për pabarazitë mes atyre refugjatëve që vijnë nga rajone të ndryshme, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha në një deklaratë përmes emailit se "pranimi i refugjatëve rrallë ndjek një ritëm të qendrueshëm gjatë vitit dhe shpesh është më i përshpejtuar në gjysmën e dytë të vitit. Mbërritjet nga çdo rajon shpesh janë më të larta ose më të ulëta sesa planifikimi fillestar".

Por Denise Bell, një studiuese e të drejtave të refugjatëve dhe imigrantëve tek Amnesty International, thotë se kjo mospërputhje "tregon efektin e qëllimshëm, apo ndoshta edhe të paqëllimshëm të diskriminimit".

Një shqyrtim të dhënash nga Zëri i Amerikës që nga viti fiskal 2001 tregon se përgjithësisht ishin plotësuar 75% deri në 100% të vendeve të përcaktuara nga çdo rajon dhe asnjë grup nuk kishte rënë ndonjëherë më parë asaj shifre për tri vjet me radhë.

Ndërsa kanë mbetur 3 muaj e gjysëm nga viti fiskal, sipas mbrojtësve të të drejtave të refugjatëve, ka pak gjasa se numri i refugjatëve nga Amerika Latine dhe Lindja e Mesme do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Shtetet e Bashkuara ka mundësi të mos plotësojnë as numrin maksimal prej 30 mijë refugjatësh për këtë vit fiskal, një shifër që edhe nëse plotësohej është shumë i ulët ndër 30 vjetët e programit zyrtar të refugjatëve.

Rivendosja e përhershme është e nevojshme kur refugjatët nuk kthehen dot në vendet e tyre dhe nevojat e tyre nuk plotësohen dot në vendet ku ata kanë kërkuar strehim. Sipas UNHCR-së, në vitin 2019, 1.4 milionë regugjatë do të kishin nevojë për risistemim të përhershëm, 17 për qind më shumë sesa vitin e mëparshëm.

Amerikanët, të ndarë për çështjen e refugjatëve

Ndërsa Presidenti Donald Trump dhe kabineti i tij, i kanë mbështetur politikat për shkurtimin drastik të programit të refugjatëve, amerikanët janë të ndarë në qendrimet e tyre. Sipas një ankete të Qendrës së Studimeve Pew, 51 për qind besojnë se Shtetet e Bashkuara kanë një detyrim të pranojnë refugjatë. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 56 për qind. Por po të konsiderohen shifrat sipas përkatësisë politike, ato kanë një hendek më të madh: Mes republikanëve, vetëm 26% mendojnë se Shtetet e Bashkuara e kanë këtë përgjegjësi. Mes demokratëve, shifra është 74%.

Studiuesit si Denise Bell e Amnesty International thonë se ka dy arsye për rënien rajonale. Në rastin e Amerikës Latine, rënia u shënua ngaqë u ndërpre programi për In the case of Latin America, the decrease resulted from the end of the Të Miturit nga Amerika Qendrore (CAM) në nëntor 2017. U jepte mundësinë disa fëmijëve nga El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi, që të aplikonin nga vendet e tyre për risistemim me status refugjati në Shtetet e Bashkuara.

Programi e ofronte këtë mundësi për fëmijët e prindërve që ishin ligjërisht në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mos përballeshin me rrezikun e rrugës së gjatë drejt veriut për t'u bashkuar me prindërit.

Në prill 2019, administrata e Presidentit Trump ra dakord të lejonte 2,700 fëmijë nga Amerika Qendrore që ishin në procesin e aplikimit për këtë program, kur ai u anulua që të bashkoheshin me prindërit në SHBA.

Ndërsa nevoja për risistemin refugjatësh ndryshon nga viti në vit, në varësi të konflikteve, disa nga popullsitë më të mëdha të refugjatëve aktualisht janë myslimanë, ose nga vende me shumicë myslimane.

Për refugjatët nga Lindja e Mesme, arsyet për shifrën e ulët 1,460 nga maksimumi prej 9,000 refugjatësh në vitin 2019 e kanë fillesën tek urdhrat ekzekutivë deklaratat e drejtpërdrejta të Presidentit Donald Trump. Ndryshimet e politikave që ai kërkoi, kishin në shënjestër disa vende në konflikt që janë burim për refugjatë si Siria.

Është e dokumentuar nga të dhënat e vetë Departamentit të Shtetit që programi i refugjatëve po pranon më pak persona myslimanë dhe nga Lindja e Mesme.

Sipas një analize të organizatës IRC, numri i refugjatëve të krishterë nga viti 2017 deri në 2018 ra 36 për qind ndërsa ai i atyre myslimanë ra me 85%.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG