Autoritetet britanike u vunë sot përballë pyetjeve se përse përdorën kompetencat e antiterrorizmit për ndalimin e një braziliani, partner me gazetarin që publikoi informacionet e nxjerra nga ish kontraktori amerikan i zbulimit, Edward Snowden.
David Miranda, i cili jeton me gazetarin amerikan Glenn Greenwald që punon për gazetën britanike Guardian, u mbajt për afro 9 orë dje kur po kalonte nëpër aeroportin Heathrow të Londrës për t'u kthyer në shtëpinë e tij në Rio de Janeiro nga Berlini.
Zoti Greenwald tha se partnerit të tij i ishte refuzuar takimi me një avokat dhe zyrtarët i kishin konfiskuar të gjitha aparatet elektronike, duke përfshirë një telefon celular, dvd-të si dhe një mjet ku ai mbante dokumente të koduara që lidheshin me hetimet e zotit Greenwald rreth përgjimeve të qeverisë amerikane.
Deputeti britanik Keith Vaz tha se do t'i shkruante policisë për të kërkuar shpjegime. Ai tha se ishte diçka e pazakontë që policia e dinte se Miranda ishte partner i zotit Greenwald dhe që autoritetet të vinin në shënjestër partnerë të njerëzve të përfshirë me dokumentet e nxjerra nga Edward Snowden.
Ligji britanik për terrorizmin u miratua në vitin 2000 dhe zbatohet vetëm për aeroportet, portet dhe zonat kufitare.