Lidhje

Ambasadori De La Beij: "Shqipëria mund ta marrë statusin këtë vit".


Ambasadori i Hollandës në Shqipëri, Martin de la Beij, tha sot se Shqipëria ka një rrugë të gjatë për integrimin në Bashkimin Europian, ndonëse statusin e vendit kandidat mund ta marrë qysh këtë vit. Ai tha se lufta ndaj korrupsionit, qëndrueshmëria politike dhe pavarësia e gjykatave mbeten detyrat kryesore të Shqipërisë. Ambasadori De la Beij deklaroi se sfidat kryesore mbeten lufta ndaj korrupsionit, qëndrueshmëria politike dhe monetare.

Amb. holandez: Shqiperia mund te marr statusin kete vit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:16 0:00

“Marrja e statusit kandidat brenda këtij viti ndoshta, duhet të vlerësohet nga të gjithë si një kurajim për të vazhduar reformat e nisura. Ky status simbolik i kandidatit shërben vetëm për të nxitur vazhdimin e reformave deri në hapjen e negociatave. Për Shqipërinë ka akoma një rrugë të gjatë përpara, por duhet thënë se është në drejtimin e duhur" - tha ai.

Sipas tij, Shqipëria mund të jetë në fillim të disa reformave, dhe disa nismave për ndryshim. “BE nuk po pret që ato të përfundojnë. Europa dëshiron të shikojë shenjat domethënëse se reformat kanë nisur dhe po ecin me disa rezultate bindëse” - thotë zoti De la Beij. Ai tha se mbetet shqetësim kryesor edhe funksionimi i parlamentit.

“Bojkotimi i plotë ose i pjesshëm i parlamentit, përdorimi i një ghuhe të ashpër mes deputetëve dhe polarizmi politik nuk e ndihmon procesin europian. Qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për zbatimin e ligjit. është e nevojshme po ashtu përmirësimi i pavarësisë së sistemit gjyqëosr. Kjo është shumë e rëndësishme për të luftuar korrupsionin dhe për të ndryshuar klimën e biznesit” - tha ambasadori hollandez. Sipastij, bashkëpunimi politik është thelbi i suksesit dhe garanci për luftën ndaj korrupsionit, ngritjen e një administrata profesioniste dhe krijimin e kushteve ekonomike për politikat monetare të BE-së.

Hollanda është një nga vendet skeptike lidhur me kandidimin e Shqipërisë, duke bërë vërejtje të shumta mbi përparimin e saj, dhe duke kërkuar më shumë prova nga reformat. Komentet e ambasadorit holandez vijnë në publik vetëm dy ditë para se Tiranën ta vizitojë përsëri komisioneri i BE për zgjerimin Stefan Fyle. Ai vjen të enjten për të takuar sërish drejtuesit më të lartë të shtetit dhe qeverisë shqiptare dhe për të shtyrë përpara procesin.

XS
SM
MD
LG