Në Kosovë, autoritetet thanë se para muajit nëntor pritet të përfundojë ligji dhe strategjia për kombinatin industrial Trepça, një prej çështjeve më të diskutueshme në procesin e transformimit të pronës publike në vend. Kompleksi Trepça, që ndodhet në Mitrovicë dhe shtrihet në të dyja anët e qytetit të ndarë në vija etnike, është pjesë e debateve të ashpra për shkak të pretendimeve serbe për pronësi mbi këtë kombinat.