Lidhje

Këshilltari i Presidentes Jahjaga në studion e Zërit të Amerikës


Këshilltari i Presidentes Jahjaga në studion e Zërit të Amerikës
Këshilltari i Presidentes Jahjaga në studion e Zërit të Amerikës

Diplomatët evropianë vazhdimisht përsërisin se Kosova ka një të ardhme evropiane, por vendi duket ende larg përfshirjes në proceset që do t‘i jepnin vërtet një të ardhme evropiane.

Ilir Deda, Këshilltar i Lartë politik i Presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga, i cili ka marrë pjesë në një tryezë të rrumbullaktë me temë “E ardhmja Evropiane e Kosovës” në Uashington, tha në një intervistë në studion e Zërit të Amerikës se një arsye e vonesave në integrimet evropiane të Kosovës është mungesa e unitetit brenda Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, tha zoti Deda, integrimi evropian i Kosovës nuk mund të realizohet me një fqinj që ka pretendime territoriale ndaj saj.

Zoti Deda ka patur takime të shumta në Departamentin e Shtetit si dhe në Kongresin amerikan.

XS
SM
MD
LG