Lidhje

Dëgjimi mund të kthehet sërish në disa raste


Menurut Lawrence Lustig, dokter THT di Universitas California, San Fransisco, terapi gen berpotensi menyembuhkan berbagai bentuk gangguan pendengaran (foto: Dok.).
Menurut Lawrence Lustig, dokter THT di Universitas California, San Fransisco, terapi gen berpotensi menyembuhkan berbagai bentuk gangguan pendengaran (foto: Dok.).
Në zonat e luftës, zhurma e mjeteve rrethanore shpërthyese, shpesh mund të çojë në humbje dëgjimi tek personat që plagosen prej tyre, por një studim i ri tregon se humbja e dëgjimit mund të mos jetë e përhershme. Sipas studimit strukturat e veshit të brendshëm të dëmtuara nga zhurma e shpërthimit mund të përmirësohen me trajtimin e duhur. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Jessica Berman sjell hollësi:

Ushtarët që i mbijetojnë shpërthimeve anës rrugës, zakonisht humbasin dëgjimin, përveç dëmtimeve të tjera fizike që pësojnë, sipas John Oghalai-it specialist për sëmundjet e veshit në Universitetin Stanford në Kaliforni.

Ai thotë se pajisjet shpërthyese, prodhojnë një valë ajrore me forcë të jashtëzakonshme, së cilës strukturat e veshit të brendshëm nuk mund t’i rezistojnë. Ai thotë se pajisjet e dëgjimit nuk ndihmojnë në rastet e shurdhimit nga presioni i fortë i ajrit dhe mungesa e dëgjimit ka një ndikim shkatërrimtar tek jeta e njerëzve.

“Mosdëgjimi të heq mundësinë e komunikimit, të largon nga shoqëria. Kur nuk mundesh të komunikosh me njerëzit, edhe kur i sheh ata, nuk është njëlloj si të jesh një pjesëmarrës aktiv në komunikim. Prandaj, njerëzit izolohen dhe bien në depresion.”

Aktualisht, nuk ka kurim për shurdhimin e shkaktuar nga shpërthimet. Por profesori Oghalai thotë se studjuesit tani i dinë shkaqet, prandaj mund të fillojnë të zhvillojnë kura biologjike.

Ai thotë se studime të mëparshme tregojnë se presioni i fortë dëmton strukturën në formë kërmilli në veshin e brendshëm, që i konverton lëkundjet e tingujve në impulse elektrikë, të cilat truri i interpreton gjatë dëgjimit.

Por studjuesit nën drejtimin e profesorit Oghalai analizuan pasojat e dëmtitmit nga zhurma e shpërthimeve tek minjtë dhe zbuluan se dëmtimi nuk ishte i plotë dhe i pakthyeshëm.

Kur minjtë u ekspozuan ndaj zhurmës me të njëjtin intensitet si shpërthimet me bombë, qimet e vogla dhe qelizat nervore në pjesën e brendshme të veshit u dëmtuan rëndë dhe u shkatërruan, por jo vetë veshi i brendshëm.

Profesori Oghalai thotë se trajtimi i menjëhershëm i veshit, pas dëmtimit, mund të minimizojë përmasat e shurdhimit. Ai shpreson se studjuesit do të kenë terapitë e nevojshme për të kryer prova tek njerëzit brenda 10 vjetëve.

Studimi i profesorit John Oghalai dhe kolegëve të tij, për identifikimin e shkakut të shurdhimit nga shpërthimet me bomba është publikuar tek revista PLoS ONE.
XS
SM
MD
LG