Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën. Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.
Facebook Forum