Lidhje

Përpjekje për rigjallërimin e pyjeve


Alpet dhe Prespa shpallen së shpejti zona të mbrojtura. Gjysma e pyjeve vuajnë dëmtime shumëvjeçare. Moratoriumi i gjuetisë dha rezultat të shpejtë.

Shqipëria po përpiqet të rigjallërojë mjedisin nga dëmtimet e rënda në pyje, parqe dhe mjedis, duke mbjellë disa milionë fidanë të rinj. Në bashkkëpunim me shtetet fqinj, liqeni i Prespës dhe Alpet shqiptare po përfshihen në zonat e mbrojtura mjedisore. Ministri i mjedisit, Lefter Koka, thotë se një rol të madh po luan në rregullimin e mjedisit edhe moratoriumi i gjuetisë së faunës së egër, me të cilën u abuzua mjaft për dy dekada.

Mbrojtja e mjedisit
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:08 0:00

Dëmtimet e shumta në natyrën dhe territorin e Shqipërisë e kanë nxitur ministrinë e mjedisit që të investojë më tepër në zonat e mbrojtura mjedisore, madje të shpallë si të tilla edhe disa zona të reja në veri dhe në juglindje të vendit. Disa projekte po zbatohen në zonat e Divjakës, Karavastasë, Kune, Vainit, Durrësit, Lurës dhe Lezhës duke ndaluar së pari dëmtimin shumëvjeçar dhe duke përmirësuar zonat e mbrojtura, për t'i bërë ato të vizitueshme nga turistët vendas e të huaj.

“Karavastaja është një lagunë mbi 5 mijë hektarë. Janë pyje relativisht të padëmtuara. Ne hapëm rrugë, vendosëm sinjalistikë dhe stola, pikat orientuese, kullat e vrojtimit, për ta bërë këtë zonë të vizitueshme” - thotë ministri i mjedisit Lefter Koka. Ai bëri të ditur se së shpejti në zonat e mbrojtura po hyjnë edhe Alpet e Shqipërisë në marrëveshje me Kosovën dhe Malin e Zi si liqeni i Prespës në marrëveshje me Maqedoninë.

Sipas tij, një sfidë më vete është ndalimi i gjuetisë kundër faunës së egër. Moratoriumi ktheu menjëherë shpendët e rralla, që për shumë vite, nga abuzimi i gjuetarëve vendas dhe të huaj, po e shmangnin Shqipërinë në rrugët e tyre emigratore.

“Në fakt, që në muajt e maprë është parë një ndryshim i tejskajshëm. Kam qenë vetë në këto laguna dhe në disa pyje shqiptare dhe kam parë shumë shpendë, që tashmë kanë filluar shumimin dhe jetojnë në Shqipëri shumë më të qetë. Ky është një lajm i mirë për ne dhe fëmijët tanë” ' - thotë zoti Koka.

Një projekt tjetër po rregullon lumin Drin, që kalon përmes qytetit të Lezhës, për ta bërë sa më tërheqës. Një tjetër projekt është edhe mbrojtja nga erozioni e kodrës së currilave në durrës një investim rreth 2 milionë usd. Po ashtu, po mbillen me pisha të buta 24 hektarë në malin e Dajtit, pranë zonës së Bovillës. Aktualisht po rregullohet rruga që të çon tek liqenet e Lurës, ku më pas do të mbillen 2 milionë fidanë.

“Në Shqipëri janë rreth 1 milionë hektarë pyje, nga të cilat në 20 vjet janë djegur dhe dëmtuar në mënyrë të qëllimshme 490 mijë hektarë, ndërsa mijëra hektarë të tjerë janë eksportuar për dru zjarri. Vitin e parë u bë vënia nën kontroll e tyre, ndalimi i dëmtimit dhe ripyllëzimi” - tha ministri Koka.

Me projekte të tjera po gjelbërohen akset rrugore dhe po mbrohen më mirë shtretërit e lumenjve. Qeveria Rama premtoi të mbjellë brenda 4 vjeçarit mbi 10 milionë fidanë, dhe deri tani janë mbjellë mbi 2 milionë e gjysmë. Fidanët e rinj nuk po dëmtohen, dhe ndërkohë janë frenuar dëmtimet e pyjeve.

XS
SM
MD
LG