Lidhje

Danimarkë: Mbi 20 të arrestuar në një operacion kundër terrorist


Arkiv

Policia daneze tha se ka arrestuar më shumë se 20 veta të mërkurën në një operacion gjithandej vendit, për të parandaluar përgatitjet për një sulm të militantëve islamik.

Policia tha se të arrestuarit kishin bërë përpjekje të siguronin mjete shpërthyese dhe armë zjarri.

Operacioni i bastisjeve u ndërmor nën dyshimin se disa persona kishin planifikuar një sulm, tha shefi operativ i Shërbimit danez të zbulimit, Flemming Drejer.

"Vlerësimi ynë është se ata njerëz janë të nxitur nga motive militante islamike”, tha ai në një konferencë më gazetarë bashkë më policinë.

Shefi i policisë, Jørgen Bergen Skov, tha se disa prej të arrestuarve mund të merren në pyetje të enjten nën akuzat për terrorizëm.

"Është me rëndësi të theksohet se i kemi arrestuar të gjithë ata që i kërkonim. Tani situata është nën kontroll”, tha ai.

Danimarka nuk është përballur me ndonjë sulm militantësh që nga viti 2015, kur dy veta u vranë dhe gjashtë pjesëtarë të policisë u plagosën.

Në atë incident, një person i armatosur, qëlloi dhe vrau një burrë jashtë një qendre kulturore ku po debatohej për lirinë e fjalës dhe më pas vrau një tjetër afër sinagogës hebraike në qendër të Kopenhagës. Sulmuesi u vra atëbotë në një shkëmbim zjarri më policinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG