Lidhje

Deputetët grekë miratuan buxhetin e vitit 2011 me masa të rrepta


Deputetët grekë miratuan buxhetin e vitit 2011 me masa të rrepta
Deputetët grekë miratuan buxhetin e vitit 2011 me masa të rrepta

Deputetët grek miratuan buxhetin e vitit 2011 me masa të rrepta ndërsa vendi përpiqet të mëkëmbet nga kriza e borxhit.
Votimi sot vjen pas pesë ditë debatesh dhe pason një grevë të punonjësve të transportit dhe sindikatave private dhe publike.

Buxheti përfshin shkurtime në shpenzimet e mbrojtjes dhe shëndetësisë si dhe ngrirjen e pensioneve dhe taksa më të larta.
Paketa është pjesë e përpjekjeve për të plotësuar kërkesat e huasë prej 145 miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mijëra njerëz dolën në Athinë dje për të protestuar shkurtimin e pagave dhe planet e qeverisë. Një grevë 24 orëshe e punonjësve të tranportit bllokoi qytetin.

XS
SM
MD
LG