Lidhje

Shqipëri: Deputetët socialistë braktisin parlamentin, tubim tjetër në 18 shkurt


Family members, opposition Socialist leaders and supporters lay flowers during an anti-government protest in the Albanian capital Tirana Friday, Jan. 28, 2011 to honor three opposition supporters, pictured top right, shot dead during a protest last week.
Family members, opposition Socialist leaders and supporters lay flowers during an anti-government protest in the Albanian capital Tirana Friday, Jan. 28, 2011 to honor three opposition supporters, pictured top right, shot dead during a protest last week.

Partia Socialiste e opozitës u largua sot nga parlamenti, ndërsa njoftoi se ka vendosur që të organizojë një tjetër tubim proteste në 18 shkurt për të kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dënimin e korrupsionit shtetëror. Kryetarët e deputetëve socialistë dhe demokratë mbajtën sot fjalime të gjata në seancën parlamentare, duke u përpjekur ta ngarkojnë respektivisht njëri-tjetrin me përgjegjësi për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ku humbën jetën 4 protestues.

Deputetët socialistë protestuan për minuta të tëra përpara foltores së parlamentit që t’i jepej fjala për së dyti kryetarit të grupit parlamentar socialist. Seanca u ndërpre për shkak të grindjeve të deputetë socialistë dhe demokratë në sallë. Pushimi dhe rifillimi i saj nuk e qetësoi protestën e deputetëve socialistë, të cilët u larguan nga seanca në kohën që parlamenti hyri në procedura votimi të ligjeve të radhës.

Debatet dhe tensioni në sallën e parlamentit erdhi vetëm një ditë pasi diplomatë të lartë amerikanë u bënë thirrje forcave politike që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 8 majit, si një mundësi që i jepet popullit shqiptar për të shtruar të drejtat demokratike. Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen vizitoi Tiranën ku u takua me drejtuesit më të lartë shtetërorë e politikë, të cilëve u kujtoi se OSBE ka hartuar një listë me rekomandime për përmirësimin e procesit zgjedhor, dhe se ai ishte i zhgënjyer që qeveria dhe opozita nuk janë ulur ende për t’i trajtuar ato. Zoti Kantrimen tha se presidenti ka shpallur datën e zgjedhjeve vendore të radhës dhe populli ka të drejtën të zgjedhë kandidatët e pushtetit vendor.

“Bllokimi i zgjedhjeve është një veprim antikushtetues, që nuk e meriton një demokraci europiane. Partitë politike si subjekte kushtetuese dhe jo thjesht politike duhet të dorëzojnë listat me emra në KQZ dhe të nisin planet për zgjedhjet vendore. Kjo duhet të jetë edhe kërkesa e popullit shqiptar”.

Shpesh në demokraci ka parti që mendojnë se ata janë zotëruesit e zgjedhjeve. Por nuk është ky rasti Pronarët e zgjedhjeve janë vetë qytetarët dhe populli shqiptar, i cili ka të drejtën dhe pret që të zgjedhë kandidatët që do të drejtojnë pushtetin vendor. Kjo nevojë që qytetarët të zgjedhin kandidatët do të thotë pra, pjesëmarrje në zgjedhje", tha Tomas Kantrimen në konferencën për shtyp.

Lidhur me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit zoti Kantrimen, tha se në Shqipëri gjatë viteve të fundit janë zhvilluar dhjetëra protesta. Pyetja është: Pse pas 100 protestave paqësore, ajo e 21 janarit ishte me dhunë? Ai tha se SHBA mbështesin Prokuroren e Përgjithshme dhe po bashkëpunojnë që të rritet besueshmëria e këtij hetimi. Prokuroria duhet të ndriçojë ngjarjen, duke kryer një hetim të plotë dhe të balancuar, duke ruajtur sekretin e hetimit. Sipas tij, për këtë ngjarje duhet të hetohen veprimet e gjithë aktorëve si policia, organizatorët dhe protestuesit. Zoti Kantrimen tha se institucionet shqiptare duhet të bëjnë punën e vet pa patur frikë për rrjedhojat politike të saj.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG