Lidhje

Muzeu i Arteve i Detroitit dhe falimentimi


Muzeumi i Institutit të Arteve të Detroitit, i njohur edhe si DIA, ka ekspozita pikturash, skulpturash dhe artifaktesh nga e gjithë bota. Por gjithçka aty i përket qytetit të Detroitit. Ndërkohë që qyteti ka aplikuar për mbrojtjen nga falimentimi, shumë njerëz janë të shqetësuar se koleksionet mund të shiten për t’u paguar borxhet kreditorëve.

Në sallat e mëdha të muzeut gjenden më shumë se 60 mijë objekte që përbëjnë një nga koleksionet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara. Në Muzeumin e Arteve të Detroitit ndodhen me të tjerash edhe “Autoportreti” i famshëm i Vincent Van Gogh-ut ... dhe “Mbledhëset e arrave” të William-Adolphe Bouguereau, një pikturë kaq e detajuar sa që duket më tepër si fotografi se sa si pikturë.

Muralet e mëdha të industrisë së automjeteve të Detorit, të pikturuara nga Diego Rivera, janë ato që tërhoqën pilotin nga Virxhinia, Terrence O’Toole.

“Mendoj se është interesante të shikosh muralet që pasqyrojnë diversitetin kulturor të planetit”.

Pranë çdo objekti ka përshkrime të hollësishme të tyre dhe nën titullin e çdonjerit prej tyre gjen shënimin “Blerje e Qytetit të Detroitit”.

Ajo që e dallon Muzeumin e Arteve të Detroitit është se qyteti zotëron ndërtesën dhe koleksionet që gjenden në të.

Edhe para se menaxheri i emergjencave të Detroitit, Kevyn Orr, aplikoi për mbrojtjen nga falimentimi, ai u interesuara për inventarin e muzemumit, duke shqetësuar kështu si botën e artit ashtu edhe qytetarët e Detroitit.

“Është shuplakë për të gjithë qytetarët e Detroitit dhe një shuplakë për të gjithë qytetarët e zonën këtu”.

Shitësi i librave, John King, ka banuar gjithmonë në Detroit,edhe pse popullata e qytetit ka rënë ndjeshëm. Ai thotë se muzeumi është i rëndësishëm për çfarë ka mbetur nga shpirti i Detroitit dhe shpreson se kreditorët nuk do ta detyrojnë qytetin të shesë asetet e tij për të shlyer borxhin.

“Është për të ardhur keq që flitet për këtë pasuri. Ata kanë shumë pasuri të tjera për të shitur dhe nuk duhet të prekin Institutin e Arteve të Detroitit”.

Profesori i Financën, Amiyatosh Purnanandan, të Shkollës Ross të Biznesit në Universitetin e Miçiganit, thotë se vlera e përgjithëshme e koleksionit të muzeumit ëshët shumë e vogël në krahasim me çfarë Detroiti u ka borxh kreditorëve.

“Është fjala për një borxh prej 18 miliardë dollarësh. Muzeumi i Arteve do të sillte nga një në dy miliardë. Edhe nëse objektet e tij do të shitej, kjo nuk e zgjidh problemin”.

Piloti Terrence O’Toole thotë se është dëshpëruese që objektet e koleksioneve të shiten një nga një dhe madje një gjë e tillë nuk do t’i shërbente aspak nevojave të tanishme të Detroitit.

“Muzeumi tërheq vizitorë, sjell para vazhdimisht dhe është pikërisht kjo që ka nevojë qyteti tani”.

Grupi jo fitimprurës i Miçiganit ArtServe thotë se shteti fitoi dy miliradtë dollarë nga turizmi në vitin 2011, kryesisht nga institucionet kulturore, si Instituti i Arteve të Detroitit. Shitja e koleksionit të tij jo vetëm që do të dëmtonte të ardhurat nga turizmi, por ekspertët thonë se me kaq shumë objekte arti në treg, qyteti nuk do të ishte në gjendje t’i shiste ato me çmimin më të mirë të mundshëm për kategorinë e tyre.

XS
SM
MD
LG