Lidhje

Festivali shqiptar mbush sheshin qendror te Detroitit


Është viti i tretë radhazi që shqiptarët shpalosin këngët dhe vallet e tyre në qendër të Detroitit në shtetin Miçigan. Festivali Shqiptaro-Amerikan që zgjat dy ditë, mbledh artistë nga SHBA, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Kanadaja.

Festivali shqiptar në Detroit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:57 0:00

Nisma për të mbledhur çdo vit këngëtarë dhe valltarë shqiptarë në sheshin Hart Plazza të Detroitit hyri në vitin e tretë.

Sheshi që përdoret zakonisht për grupe të medha amerikane të rokut apo teknos, po pret këtë qershor muzikën shqiptare me disa nga interpretuesit më të mirë që ofron ajo.

Hart Plazza ndahet vetëm nga nje brez i vogël uji nga Kanadaja dhe ky është një rast i mirë që në festival të vijnë edhe shqiptarë nga ana tjetër e kufirit.

Bordi i Festivalit është kujdesur të sjellë muzikë dhe valle nga të gjitha trevat shqiptare.

Organizatorët thonë se qëllimi kryesor është për të mbajtur të afruar komunitetin dhe për t'i treguar botës se shqiptarët kanë mjaft për të ofruar përsa u përket vlerave të kulturës.

Në fakt, sipas organizatorëve shqiptarët janë sot për sot të vetmit që mbajnë një festival etnik në qendër të Detroitit.

Shoqatat dhe biznesmenët që mbështesin këtë festival i thanë Zërit të Amerikës se shpresojnë ta bëjnë Festivalin një ngjarje të rregullt të përvitshme, duke u nisur nga interesimi i shtuar që pati këtë vit.

Pasi grupet muzikore mbaruan interpretimin, sheshi i festivalit u hap për të gjithë të pranishmit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG