Lidhje

Dhjetëra tornado dhe furtuna godasin Shtetet e Bashkuara


godina të shkatërruara nga një tornado në qytetin Monroe, të shtetit Luiziana (12 prill 2020)

Stuhitë e mëdha që kaluan nëpër shtetet juglindore amerikane të dielën lanë pas të paktën 18 viktima.


Stuhitë sollën shira dhe erëra të forta, me 34 tornado të raportuara në Teksas, Luiziana, Misisipi, Xhorxhia dhe Tenesi duke lënë qindra shtëpi të shembura dhe të paktën 860 mijë njerëz pa energji elektrike.


Dhjetëra njerëz u shtruan në spitale. Zona e Chattanoogas, në shtetin Tenesi, ishte veçanërisht e goditur.


Njëmbëdhjetë nga vdekjet ishin në Misisipi. "Nuk është kjo Pashka që kemi dëshiruar," tha guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, në një deklaratë.
"Shteti dhe punonjësit tanë të emergjencave janë duke punuar gjatë gjithë kohës dhe nuk do të pushojnë derisa të përfundojë kjo situatë," tha Reeves. "Po mobilizojmë të gjitha burimet në dispozicion për të mbrojtur njerëzit tanë dhe pronën e tyre."


Kërcënimi atmosferik u shtri të hënën më në veri deri pranë shteteve bregdetare në Oqeanin Atlantik. Shërbimi Kombëtar i Motit përsëriti paralajmërimin për mundësinë e tornadove të forta, erërave dëmtuese dhe përmbytjeve të papritura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG