Lidhje

Diamanti më i shtrenjtë i 2013s


Thonë se diamantët janë miku më i mirë i vajzave dhe gjatë vitit që po mbyllet u shfaqën jo pak diamantë të rrallë, bashkë me gurë të tjerë të çmuar, disa prej të cilëve u përkisnin yjeve të Hollivudit.

Nëse keni 1 milion dollarë, ja se çfarë diamantësh mund të blesh me 1 milion. Janë gurë të çmuar që reflektojnë të gjitha ngjyrat e ylberit në këtë ankand izraelit. Diamantë si këta me ngjyra janë një anomali e natyrës dhe jashtëzakonisht të rrallë, prandaj edhe kushtojnë.

Një diamant me ngjyra që peshon vetëm 5 gram dhe që është vetëm 1 karat, kushton deri në një milion dollarë. Mund të thuhet se kjo është një ndër format e përqëndrimit më të madh të pasurisë në tokë. Sipas ekspertëve, shitjet e këtij lloj produkti janë shtuar në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit.

Por diamanti më i shtrenjtë që u nxorr në ankand gjatë vitit 2013, ishte ky gur i bardhë, më i madhi që del ndonjëherë në një ankand në kontinettin amerikan. Ky diamant në formë dardhe prej rreth 75 karat, u ble për 14,2 milion dollarë.
XS
SM
MD
LG