Lidhje

Difekte me makinat e kompanisë GM


Një grup i sigurisë së automobilëve në Shtetet e Bashkuara tha se 303 persona kanë vdekur në aksidente me makinë gjatë dekadës së fundit ndërsa udhëtonin me makina të kompanisë General Motors në të cilat jastëkët e ajrit kanë dështuar të hapen.

Qendra për Sigurinë e Automobilëve, tha se numri i vdekjeve është shumë më i madh sesa 12 vdekjet që janë lidhur me një difekt të sistemeve të ndezjes në disa modele të prodhuara mes viteve 2003 -2007. Problemi ka bërë që makinat të fikeshin ndërsa ishin në lëvizje duke bërë që jashtëkët e ajrit të mos funksiononin.

GM, prodhuesi i dytë më i madh i makinave në botë pas Toyota Motors të Japonisë tha se ishte thjesht spekullim që difekti të ketë shkaktuar aksidentet e cituara nga grupi i sigurisë.

General Motors muajin e kaluar paralajmëroi difekte në 1.6 makina të modeleve Chevrolet, Pontiac dhe Saturn në mbarë botën me sistemet e ndezjes..

Grupi i sigurisë kritikoi kompaninë që nuk ka vepruar më shpejt për të kthyer makinat difektoze.

GM tha se ka punësuar hetues të jashtë për të parë sesi e ka zgjidhur kompania problemin e difektit ndërsa ligjvënësit amerikanë dhe prokurorët federalë në Nju Jork kanë filluar hetimet e tyre.
XS
SM
MD
LG