Anija e hapësirës Discovery u ul në Tokë, duke i dhënë fund me sukses udhëtimit të fundit në hapësirë. Anija dhe ekuipazhi i përbërë prej 5 burrash e një grua u ulën në Qendrën Kenedi të Floridës, pasi kaluan 9 ditë të ankoruar në stacionin ndërkombëtar të hapësirës. Udhëtimi 13 ditor i Discovery-it ishte misioni i 39-të dhe i fundit gjatë të cilit u instalua moduli i një depozite shumëfunksionale me pamje nga Toka dhe ata çuan në këtë stacion një robot të ri humanoid i quajtur Robonaut 2. Discovery është anija më e vjetër dhe me shërbimin më të gjatë në historinë 30 vjeçare të programit të NASA-s. Ajo do të vendoset në muzeun kombëtar të hapësirës Smithsonian këtu në Uashington.