Lidhje

Bruksel, përfundojnë bisedimet e para Prishtinë-Beograd


Hòa Thượng Thích Quảng Đức, 73 tuổi, tự thiêu trước mắt hằng ngàn người tại một góc phố ở Sài Gòn, Việt Nam. Trước đó, ông đã loan báo là sẽ cúng dường để phản đối chính quyền Ngô Đình Diệm ngược đãi Phật giáo, 11 tháng Sáu năm 1963 (AP)
Hòa Thượng Thích Quảng Đức, 73 tuổi, tự thiêu trước mắt hằng ngàn người tại một góc phố ở Sài Gòn, Việt Nam. Trước đó, ông đã loan báo là sẽ cúng dường để phản đối chính quyền Ngô Đình Diệm ngược đãi Phật giáo, 11 tháng Sáu năm 1963 (AP)

Në Bruksel, përfunduan bisedimet e para të drejtpërdrejta ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zgjidhen e çështjeve praktike të interesit të përbashkët. Lëvizja e lirë, dokumentet kadastrale, çështjet e doganave, hapësirës ajrore dhe të marrëveshjeve rajonale, ishin çështjet e diskutuara në këto bisedime. Diplomatë të Serbisë dhe Kosovës pritet të takohen shpesh në Bruksel gjatë muajve të ardhshëm dhe ndërmjetësit thonë se shppesojnë të shikojnë rezultate vitin e ardhshëm.

Nuk ka një afat kohor për bisedimet, por mendoj se duhet të jemi të frytshëm në zgjidhjen e dallimeve për çështjet praktike që i shërbejnë përmirësimit të jetës së qytetarëve në të dyja shtetet. Kjo po ashtu do të ndihmojë në çuarjen përpara të agjendës euroatlantike. Prandaj është me interes që të përparohet shpejt dhe jo të bëhen biseda të gjata siç dinë të bëjnë popujt e Ballkanit por duhet menduar si evropian”, ka deklaruar zonja Tahiri.

Ndërsa shefi i delegacionit serb, Borko Stefanoviç, tha se këto bisedime mund të ndihmojnë në zgjidhjen e një varg çështjesh që shkojnë përtej dallimeve të thella politike ndërmjet dy vendeve.

Lajm i mirë është se ne kemi arritur te shkojmë përtej dallimeve dhe të punojmë për zgjidhjen e problemeve që janë në tryezë. Kjo është ajo që kemi bërë dje dhe po e bëjmë edhe sot, sepse ne shpresojmë të nxjerrim rezultatet konkrete sa më parë. Rezultate që do të ndihmojnë njerëzit në Kosovë”, tha Borko Stefanoviç.

Në Prishtinë ndërkaq, ende vazhdojnë debatet për dhe kundër bisedimeve. Parlamenti i Kosovës ka caktuar të enjten seancën ku pritet të diskutohet për miratimin e një Rezolute për këtë çështje. Opozita kërkon përgatitjen e një platforme të qartë të bisedimeve, ndërsa një pjesë e saj kundërshton përfshirjen në to derisa Serbia nuk plotëson disa kushte, përfshirë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shpërbërjen e strukturave të saj paralele.

Zyrtarët evropian shpresojnë në shpeshtim takimesh gjatë muajve në vazhdim duke nënvizuar se kjo do të ndihmojë edhe rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Një qëndrim të tillë përsëriti sot edhe përfaqësuesi civil ndërkombëtarë Pieter Faith i cili tha se bisedimet me asgjë nuk e cenojnë statusin politik të Kosovës dhe se të dyja palët bisedojnë si shtete të pavarura e sovrane.

Mendoj se është e qartë se këto nuk do të jenë për statusin dhe tërësia tokësore e Kosovës nuk është e hapur dhe nuk do të jetë e hapur për diskutime”.

Zoti Faith, tha se në një periudhë të mëvonshme mund të diskutohet për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, por vetëm në kuadër të planit të Martti Ahtisaarit në bazë të të cilit Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Udhëheqësit politik të Kosovës i shohin bisedimet si të domosdoshme dhe presin që në fund të tyre Serbia të njohe pavarësinë e Kosovës dhe të dyja vendet të afrohen me strukturat euroatlantike. Por. Kundërshtarët thonë se këto bisedime do t’i mundësojnë Serbisë që të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por është e paqartë se cilat janë përfitimet e Kosovës.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG