Lidhje

Dita e Falenderimeve, miliona amerikanë udhëtojnë megjithë paralajmërimet për COVID-in


Aeroporti Logan në Boston, të shtetit Masaçusets (20 nëntor 2020)

Miliona amerikanë kanë rifilluar të udhëtojnë për të kaluar festën e Ditës së Falenderimeve me të afërmit dhe miqtë, megjithë paralajmërimin për të qëndruar në shtëpi nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve.

E enjtja është Dita e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara dhe miliona amerikanë u janë drejtuar aeroporteve, stacioneve të trenave dhe rrugëve për të kaluar më shumë kohë me njerëzit e dashur, megjithë paralajmërimet për të qëndruar në shtëpi nga doktorët kryesorë të vendit, si dhe nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Shumë nuk po e ndjekin këshillën.

"Nuk e kemi kaluar Ditën e Falenderimeve së bashku si familje prej 12 vjetësh. Me biletat e fluturimeve që janë liruar dhe meqë e kam kaluar vetë COVID-in, mendova së tashmë mund të shkoj diku", thotë udhëtarja Becca Yanez.

Dita e Falenderimeve, miliona amerikanë udhëtojnë megjithë paralajmërimet për COVID-in
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Ekspertët thonë se kjo nuk garanton imunitetin. Disa njerëz janë infektuar më shumë se një herë. Studentët po kthehen në shtëpi nga universitetet për festën ose për më gjatë.

Kolegji i Will Masonit anuloi mësimin në klasa.

"Nuk kam ndonjë zgjedhje tjetër", thotë ai.

"E kuptoj dëshirën për këtë periudhë të vitit. Kemi patur një vit kaq të vështirë dhe po vjen koha e festave, dhe duam të jemi me miq dhe familjarë. Por, është kaq e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi", thotë Dr. Catherine Le, me Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai.

Doktorët si zonja Le janë fokusuar tek niveli në rritje i infektimeve.

"Çdo ditë është një rekord i ri. Kjo është shumë shkurajuese", thotë ajo.

Është e vështirë ndjekja e udhëzimeve të CDC-së për të qëndruar 1.8 metra larg njëri-tjetrit në aeroporte dhe stacione trenash.

Dr. Le rekomandon ngrënien përjashta, nëse është e mundur. Mbajtjen e dritareve të hapura në shtëpi. Shmangien e turmave në restorante. Mospritjen në radhë askund.

"Mënyra kryesore e transmetimit, ku duhet të fokusohemi tani, janë pikëzat nga rrugët e frymëmarrjes. Prandaj u thuhet tashmë të gjithëve se duhet të mbajnë maskë dhe të ruajnë distancën fizike", thotë Dr. Le.

Dhe më shumë lajme jo të mira - miliona amerikanë do të udhëtojnë në fundjavën pas Ditës së Falenderimeve dhe do të rrezikojnë marrjen e virusit apo përhapjen e tij rrugës gjatë kthimit për në shtëpi, ose pasi të kenë mbërritur.

Ekspertët e shëndetit publik janë të alarmuar.

"Kemi 2-3 javë të tmerrshme përpara. Nëse nuk ndryshojmë sjelljen dhe politikat, tre javët pas saj do të jenë edhe më keq", thotë dr. Joe Gerald, i Universitetit të Arizonas.

Ekspertët mendojnë se shifrat do të shpërthejnë në Shtetet e Bashkuara pas Krishtlindjeve dhe festës së Vitit të Ri, pjesërisht për shkak të festimit të Ditës së Falenderimeve. Kjo është diçka të cilës duhet t'i ruhet e gjithë bota, ndërsa afrojnë festat e fundvitit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG