Lidhje

Dokumentar i ri mbi katastrofën humanitare në Jemen


Dokumentar i ri mbi katastrofën humanitare në Jemen
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Dokumentari “Hunger Ward,” realizimin i kineastit të suksesshëm Skye Fitzgerald dhe pretendent për çmimin Oscar sjell para shikuesve përpjekjet e mjekëve për të shpëtuar fëmijë të uritur në Jemenin e përfshirë nga lufta. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou bisedoi me kineastin.

Kandidati për çmimin Oscar, Skye Fitzgerald tregon për përvojën e tij gjatë xhirimeve në një spital pediatrik në mes të zonës së konfliktit.

Për të mësuar thelbin, substancën e diçkaje duhet të shkosh tek burimi i problemit, duhet të dëgjosh nënën e një fëmijë që është në prag të vdekjes sepse ajo nuk ka më para për të blerë ushqime për të,” tregon kineasti.

Skye Fitzgerald thotë se mungesa e furnizimit me naftë si rezultat i bllokadës nga Arabia Saudite i ka lënë spitalet jemenase pa lëndë djegëse për gjeneratorët.

Nëse nuk ka karburant për gjeneratorët, mendoni çfarë ndodh: nuk ndizen dritat, nuk punojnë frigoriferët. Në spitale kanë filluar ta mbajnë ushqimin në frigoriferë ku mbajnë rezervat e gjakut. Të gjitha aparaturat e nevojshme për spitalet bëhen të papërdorshme,” thotë autori i dokumentarit.

Fëmijë me probleme akute nga mungesa e ushqyerjes kanë nevojë për dietë speciale për t’u rimëkëmbur. Omeima e ka marrë veten, por të tjerë nuk kanë qenë aq me fat.

Autori i dokumentarit thotë se klinikat kanë mungesa personeli dhe u kërkojnë ndihmë familjarëve që të kujdesen për fëmijët e shtruar për trajtim. Si rezultat dalin edhe komplikime tragjike pasi familjarët jo gjithmonë i kuptojnë udhëzimet e mjekut.

Shtohet edhe ky element tjetër, tepër dëshpërues, pasi sheh gjyshen që e do fort nipin e vet dhe do ta ndihmojë, por në fakt bëhet ndër faktorët e vdekjes së tij,” thotë kineasti.

“Hunger Ward” është dokumentari i tretë që ka realizuar kineasti Fitzgerald mbi një krizë humanitare.

I pari, me titull “15 metra nga Siria” shtjellonte ndikimin e konfliktit sirian tek civilët.

Dokumentari i dytë, i titulluar “Anija e Shpëtimit” përcolli udhëtimin e rrezikshëm të refugjatëve që kapërcejnë Mesdheun me varka gome për të ardhur nga Libia në Evropë.

Ai shpreson që me realizimin e ri të rrisë ndërgjegjësimin për urinë vdekjeprurëse në Jemen.

E ndjeja si përgjegjësi morale për të gjetur një mënyrë për ta sjellë në qendër të vëmendjes këtë luftë të padukshme për publikun e gjerë në Perëndim sepse shumë shpesh, mendoj unë, po ta pyesësh një amerikan të zakonshëm, ai nuk di as ta gjejë në hartë ku ndodhet Jemeni,” thotë kinesti.

Ligjvënësit amerikanë po i bëjnë thirrje administratës së Presidentit Biden t’i bëjë “presion me urgjencë” Arabisë Saudite për të hequr bllokadën ndaj importeve të Jemenit, ku sipas Kombeve të Bashkuara rreth 50,000 vetë janë në prag të vdekjes nga uria.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG