Lidhje

Ngrihet nga USAID arkivi qendror i regjistrimeve gjyqësore


Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar USAID dhe institucionet kryesore të drejtësisë përuruan sot në Tiranë Arkivin Qendror të regjistrimeve gjyqësore, në valën e përpjekjeve për të luftuar korrupsionin në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Arkivi i ri është investimi më i fundit i USAID-it në shërbim të drejtësisë shqiptare, pasi ka pajisur të gjitha gjykatat e vendit me sistemin e regjistrimit audio të të gjitha proceseve gjyqësore.

Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, tha se ndjehej krenar që USAID ndërtoi gjithë këtë sistem për gjykatat shqiptare, sepse qytetarët e ndershëm në këtë vend duhet të marrin drejtësi pa dhënë si shkëmbim një thes me para.

USAID ndihmon gjykatat shqiptare
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Ambasadori Lu tha se krahas teknologjive të reja, rruga më e mirë për antikorrupsionin në drejtësi është reforma e thellë dhe gjithëpërfshirëse.

Ekspertë të njohur nga SHBA dhe nga BE po e ndihmojnë Shqipërinë, kanë investuar vite përpjekje në mbështetje të kësaj reforme.

Tani gjithçka në proceset gjyqësore regjistrohet dhe gjyqtarët e dinë se çdo fjalë mund të përdoret kundër tyre.

Regjistrimi shton solemnitetin e procesit gjyqësor dhe shpejton përfundimin e proceseve të shumta, që mbingarkojnë gjykatat.

Regjistrimi i seancave po kryhet edhe në të gjitha sallat e Gjykatës së Lartë, madje ajo ka vendosur t'i pranojë vlefshmërinë ligjore të atyre regjistrimeve.

Qeveria dhe opozita janë angazhuar përsëri në një proces bashkëpunimi për të kryer një reformë të thellë në sistemin gjyqësor, që të kthehet besimi te drejtësia, sepse tashmë qytetarët, u tha në takim, qytetarët nuk munden të dallojnë cili është gjyqtar a prokuror është i ndershëm dhe cili i korruptuar.

Me një numër të barabartë anëtarësh, qeveria dhe opozita kanë ngritur një komision të posaçëm për të kryer me mirëkuptim reformën, e cila po kërkohet me këmbëngulje nga bashkësia ndërkombëtare, si një parakusht për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Europian.

XS
SM
MD
LG