Lidhje

Trump: Nuk isha në dijeni për pagesën ndaj Stormy Daniels


Presidenti Donald Trump tha të enjten se nuk e kishte ditur që avokati i tij personal i kishte paguar 130 mijë dollarë aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, duke hedhur poshtë me forcë pretendimet e aktores se ka pasur marrëdhënie seksuale me zotin Trump.

Presidentit iu drejtua pyetja gjatë udhëtimit me avionin presidencial, nëse kishte dieni për pagesën. Ai u përgjigj prerazi: "Jo".

Zoti Trump shtoi se nuk e dinte që avokati i tij, Michael Cohen, e kishte bërë pagesën ose nga kishin ardhur paratë, duke thënë "Pyesni Michael Cohen, avokatin tim. Këtë pyetje duhet t'ia drejtoni Michael-it".

Deri tani, zoti Trump ka shmangur pyetjet lidhur me aktoren, megjithëse Shtëpia e Bardhë ka mohuar në mënyrë të përsëritur se mes presidentit dhe Stormy Daniels ka pasur marrëdhënie. Megjithatë, presidentin e kanë ndjekur pyetjet lidhur me pretendimet e aktores, e cila thotë se ka pasur marrëdhënie seksuale me zotin Trump në 2006 dhe se pranoi një pagesë për ta mbajtur në heshtje këtë fakt, bazuar në një marrëveshje që nënshkroi para zgjedhjeve presidenciale të 2016. Tani aktorja po përpiqet ta shfuqizojë marrëveshjen që ka nënshkruar në 2016.

Avokati i saj, Michael Avenatti, reagoi ndaj komenteve të zotit Trump duke postuar të enjten një koment në Twitter ku thoshte: "Mirëpresim mundësinë që të vëmë në provë vërtetësinë e deklarave të zotit Trump për mosdije lidhur me pagesën prej 130 mijë dollarësh, siç tha ai gjatë udhëtimit me avionin presidencial".

"Siç na ka mësuar historia, është ndryshe të gënjesh shtypin, e krejt ndryshe të gënjesh nën betim," shkruan zoti Avenatti.

Avokati i aktores tha për agjencinë e lajmeve Associated Press: "Nuk i besoj këtij mohimi të shtirur, por do e vëmë në provë".

FILE - Stormy Daniels, an adult film star and director whose real name is Stephanie Clifford, is interviewed by Anderson Cooper of CBS News' "60 Minutes" program in early March 2018, in a still image from video provided March 25, 2018.
FILE - Stormy Daniels, an adult film star and director whose real name is Stephanie Clifford, is interviewed by Anderson Cooper of CBS News' "60 Minutes" program in early March 2018, in a still image from video provided March 25, 2018.

Stormy Daniels, një ndër një numër grash që po shqyrtojnë mundësinë e padisë gjyqësore kundër presidentit, ka qenë më prezentja në lajme, falë llogarisë aktive në Twitter dhe intervistës në emisionin 60 Minutes të rrjetit CBS, gjithashtu edhe falë angazhimit aktiv të avokatit të saj që ka dhënë një numër intervistash për median.

Stormy Daniels, e njohur me këtë emër ekrani në industrinë e filmave pornografikë, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, ka thënë se është e gatshme t'i kthejë paratë që kishte pranuar ndërkohë që përpiqet "të nxjerr në pah të vërtetën". Ajo thotë se ka pasur një herë marrëdhënie seksuale me zotin Trump në 2006 dhe më pas ka qenë në kontakt me të për një vit. Në atë kohë presidenti ishte i martuar me Melania Trump dhe djali i tyre sapo kishte lindur.

Stormy Daniels thotë se marrëveshja që ka nënshkruar për të mos e diskutuar lidhjen që ka pasur me presidentin është e pavlefshme ligjërisht, pasi mban vetëm firmën e saj dhe avokatit të presidentit, Michael Cohen, jo firmën e presidentit.

Këtë javë, presidenti i kërkoi një gjykatësi federal që të urdhëronte zgjidhjen e çështjes me arbitrazh privat. Zoti Trump dhe avokati i tij, Cohen, paraqitën kërkesën në gjykatën e Los Anxhelosit duke i kërkuar gjykatësit të urdhëronte që çështja të diskutohet në arbitrazh dhe jo para një jurie.

Avokati i aktores, Michael Avenatti tha se do ta kundërshtojnë idenë e arbitrazhit të mbyllur, duke thënë se amerikanët duhet ta dëgjojnë çështjen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG