Lidhje

Trump bën thirrje për unitet


Pas fitores, biznesmeni dhe personaliteti popullor Donald Trump doli para një grupi përkrahësish dhe mbajti fjalimin e tij të parë si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Ai ju drejtua me një fjalim energjik përkrahësve të tij në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në një hotel në qendër të Manhattanit, që ai e kishte prenotuar më parë, pikërisht për mbrëmjen e fitores.

Fjalimi i fitores i Donald Trumpit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:58 0:00

Ai e hapi fjalimin me fjalët:

"Sapo më telefonoi Sekretarja Clinton. Ajo na uroi për fitoren dhe unë e urova atë dhe familjen për një fushatë gjatë së cilës ajo luftoi shumë ashpër.”

Ishte një fitore që i shtangu njerëzit, e cila nuk pritej më parë, as edhe në ditën e zgjedhjeve, ndërsa disa njerëz e pritën me fishkëllima kandidatin Trump kur ai shkoi për të votuar me bashkëshorten e tij.

Në ditët e fundit të fushatës energjike, biznesmeni i Nju Jorkut shkoi në disa mitingje në shtetet e rëndësishme për garën.

Por fushata e zotit Trump u shoqërua shpesh nga polemikat që ai shkaktoi lidhur me komentet për ngacmimin seksual të grave, apo për imigrantëvt meksikanë pa dokumente.

Megjithatë, ishte mesazhi i Trumpit për ta bërë Amerikën përsëri të mrekullueshme, që duket se rezonoi me një numër të madh amerikanësh.

Puntorët votuan për Trumpin në shtete si Ohio, duke u nisur nga premtimet e tij për të krijuar vende të reja pune dhe për prishjen e marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Por, disa votues të tjerë u tronditën nga fushata e tij shpeshherë me tone vulgare dhe përçarëse:

"Unë jam njujorkeze dhe kam dekada të tëra që e dëgjoj Donald Trumpin. Ne e dëgjonim atë gjithmonë kur dilte në lajme, unë e dija se çfarë njeriu ishte. Por fushata humbi shumë kandidatë të tjerë...”- tha një njujorkeze.

Në fjalimin e tij të fitores, Trump foli për bashkimin e amerikanëve…

“Tani është koha që Amerika t’i shërojë plagët e përçarjes. Duhet të bashkohemi. I bëj thirrje të gjithë republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve në mbarë vendin, është koha të bashkohemi si një populli i vetëm.”

I shoqëruar nga thirrjet entuziaste "USA, USA" dhe nga kënga e kompleksit Rolling Stone “You Can't Always Get What You Want”, Trump u largua nga skena, në mesin e një turme gazmore, që festonte për fitoren e tij të papritur.

Pra, Donald Trump, pas një fushate përçarëse, për të cilën ai duket se ishte i ndërgjegjshëm, po i bën tani thirrje amerikanëve për unitet.

XS
SM
MD
LG