Lidhje

Dorëhiqet Valdrin Pjetri, fitues i mandatit për bashkinë e Shkodrës


Valdrin Pjetri
Valdrin Pjetri

Valdrin Pjetri, i cili në zgjedhjet vendore të 30 qershorit fitoi mandatin e kryetarit të Bashkise Shkodër, njoftoi paditen e të enjtes, dorëheqjen përmes një statusi në faqen e tij në facebook,

Valdrin Pjetri u akuzua tre ditë më pare nga Partia Demokratike se, në vitin 2003 ishte dënuar nga gjykata italiane për trafik të lëndëve narkotike dhe se ishte dëbuar nga vendi fqinjë. Partia Demokratike paraqiti si provë dokumentet origjinale që dëshmonin dënimin e Pjetrit nga gjykata italiane.

Në njoftimin e tij në facebook, Valdrin Pjetri shprehet se "Në këto kushte, vëmendja dhe energjitë e mia do të përqendrohen tanimë tërësisht në zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë time nuk kam pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë."

I ndërgjegjshëm për rëndësinë e imazhit politik dhe i vendosur që këtë sqarim ligjor ta ndërmarr në pozitat e qytetarit të thjeshtë, pa iu bërë barrë askujt, vendos të dorëhiqem nga marrja e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Shkodër".

Po sot, Partia Demokratike, duke paraqitur para mediave një hotel luksoz në Tiranë, ku Valdrin Pjetri është bashkëpronar, kërkoi konfiskimin e pasurisë së tij, me dyshimin se rrjedh nga aktiviteti i tij me trafikun e drogës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG