Lidhje

Tiranë: Parlamenti miratoi ligjin mbi dosjet e Sigurimit


Parlamenti miratoi sot vetëm me votat e shumicës së majtë ligjin për informimin mbi dokumentat e Sigurimit të Shtetit komunist, dhe rrëzoi projektligjin e deputetëve të djathtë që parashionte lustracionin. Pas disa orë debatesh të ndezura me akuza dhe replika, deputetët socialistë votuan varantin e qeverisë së tyre, që u mbështet, siç thanë ata, tek shembujt më të mirë gjermanë dhe rekomandimet e OSBE-së mbi de-komunistizimin.

Debat për dosjet e Sigurimit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:09 0:00

Deputetët e opozitës së djthtë kërkuan me variantin e tyre, që projet-ligji i tyre për hapjen e dosjeve të ndalonte ish-zyrtarë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të diktaturës për të bërë karrierë në administratën shtetërore të demokracisë. Projekligji i të djathtëve, sipas opozitarëve, synoi zbardhjen e krimeve të diktaturës dhe respektimin e viktimave duke frenuar pjesëmarrjen e sigurimsave në jetën publike administrative të vendit. Projektligji tashmë i rrëzuar synoi ndriçimin e krimeve të diktaturës nga shërbimi famëkeq dhe pastrimin e administratës nga bashkëpunëtorët e tij.

Por socialistët pohuan se ligji u siguton viktimave të drejtën e informimit mbi dokumentat e Siguriit të Shtetit ndaj tyre. Ata thanë se hapja e dosjeve është një punë e vështirë dhe me to është abuzuar shpesh gjatë njëzet vjetëve të fundit. Por, çështja është si të trajtohen me dinjitet viktimat e sigurimit të shtetit.

Shqipëria pati shansin që t'i hapte dosjet e shërbimit sekret në fillim të viteve 90, ndërsa vitet që kaluan hodhën poshtë mundësitë që procesi të jetë i dobishëm, dhe madje u keqpërdor, pohojnë analistët. Shqipëria ka më tepër se dy dekada që ka rrëzuar regjimin komunist, megjithatë nuk i hapi asnjëherë dosjet e sigurimit famëkeq të shtetit, edhe pse partitë u ndërruan disa herë në pushtet. Ndërsa të burgosurit politik ende kërkojnë shpërblimet për burgimet politike e padrejta që vuajtën.

XS
SM
MD
LG