Lidhje

Çmimet për të drejtat e njeriut


Në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, do të shpallë çmimet për të drejtat e njeriut ne botë. Mes fituesve të këtij çmimi është edhe Hilmnijeta Apuk nga Mitrovica, veprimtare e organizatës joqeveritare “Njerëzit e vegjël të Kosovës”. Çmimi jepet çdo pesë vjet për personalitete e organizata që japin ndihmesë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Korrespondenti ynë, Besim Abazi vizitoi zonjën Apuk në Mitrovicë ndërsa ajo po bëhej gati të nisej për në New York.
XS
SM
MD
LG