Lidhje

Dr. Korumi mbi sfidat e Shqipërisë në shëndetësi

  • Laura Konda

Në Shqipëri shërbimi shëndetësor, është bërë shpesh objekt kritikash për cilësinë e tij dhe për korrupsion. Spitalet private janë shumë të kushtueshme për njerëzit e zakonshëm. Spitalet shtetërore thuhet se janë falas, por përsëri qytetari duhet të paguajë nën dorë dhe shërbimi atje le shumë për të dëshiruar. Sipas ekspertëve, mjekësia është një nga fushat me më shumë korrupsion. Në këto kushte, pacientët janë viktima. Por edhe mjeket nga ana e tyre janë të pakënaqur, mbasi nuk u ofrohet nga shteti mbështetja e nevojshme finaciare për të ushtruar profesionin e tyre. Mbi këto çështje flet në një bisedë të drejtpërdrejtë me Zërin e Amerikës nga studio e Nju Jorkut Dr. Dritan Korumi, Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Shëndetësisë dhe anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencës dhe Arteve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG