Lidhje

Ndërroi jetë poeti e shkrimtari i njohur Dritëro Agolli


Shkrimtari dhe poeti i njohur shqiptar, Dritëro Agolli, ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare pas mjekimeve të vazhdueshme nga sëmundjet e mushkërive.

Agolli është një nga krijuesit më me ndikim në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, me mbi 5 dekada krijimtari dhe një seri të gjatë botimesh me lirika, proza e drama.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe, dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sisteme politike.

Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.

Ndër romanet e tij më të spikatura, mes shumë prozave të tjera, janë “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Trëndafili në gotë”.

Krijimtaria e tij është botuar e ribotuar shpesh në Shqipëri, Kosovë dhe shtete të tjera nga vitet 60 e deri sot.

Shumë vepra të tij janë luajtur në skena të dramës dhe në filma artistikë.

Dritëro Agolli krijoi pa u ndalur poezi e prozë gjithë jetën e tij qysh nga adoleshenca e viteve 50 dhe deri në muajt e pundit kur sapo botoi edhe vëllimin e fundit me lirika “Prit edhe pak”, 2016.


XS
SM
MD
LG