Lidhje

Shqipëri: Policia në jug kap 50 kg marijuanë


Në Jug të Shqipërisë policia thotë se po përballet me raste të shtuara të trafikut të lëndëve narkotike. Policia e Gjirokastrës bllokoi mbrëmë pas mesnate rreth pesëdhjetë kilogramë marijuanë dhe shpalli në kërkim tre persona që dyshohet se transportonin lëndën narkotike.

Dhjetëra kilogramë hashash janë bllokuar ditëve të fundit në operacione të ndryshme policore sidomos në zonën kufitare të Shqipërisë me Greqinë. Policia tha se operacioni më i fundit u krye në segmentin që lidh Gjirokastrën me Tepelenën ndërkohë që trafikantët arritën ti shpëtonin arrestimit.

Lënda narkotike, sipas policisë, ishte marrë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës një zonë e njohur për kultivimin dhe transportimin e hashashit ne Shqiperi. Komisariati i Policisë së Gjirokastrës ka ngritur pika të shumta kontrolli për parandalimin e kultimit të narkotikëve dhe transportimit të tyre drejt zonave kufitare me Greqinë.
XS
SM
MD
LG