Lidhje

39 të arrestuar për drogë nga një operacion mbi rrjetin shqiptar dhe kosovar


Autoritetet franceze thanë se policia arrestoi 39 persona në një operacion ndaj një rrjeti trafikantësh shqiptarë dhe kosovarë të heroinës.

Një zyrtar i pushtetit lokal në lindje të Francës tha se më shumë se 200 oficerë sigurimi kryen një seri kontrollesh sot në mëngjes pranë kufirit të Gjermanisë me Zvicrën.

Zyrtari tha se rrjeti i drogës zotëronte qindra kilogramë heroine në rajonin francez të Mulhouse-it dhe përtej kufijëve. Gazeta Le Figaro njoftoi se droga shitej në sasi jashtëzakonisht të mëdha.
XS
SM
MD
LG