Dy anije të marinës iraniane hynë në ujrat Kanalin e Suezit në Egjipt gjatë një udhëtimi në Mesdhe.
Anijet priteshin të hynin në kanal të hënën por udhëtimi u vonua për shkaqe të pashpjegueshme.
Anijet po shkojnë drejt Sirisë në atë që Irani e quan një mision stërvitor.
Kjo është hera e parë që anijet iraniane kalojnë përmes Suezit që nga revolucioni islamik i vitit 1979 që rrëzoi regjimin e shahut të Iranit.
Anijet iraniane nuk pritet të kalojnë pranë ujrave territoriale të Izraelit. Por udhëheqësit izraelitë thonë se e shohin praninë e luftanijeve si një provokacion.