Lidhje

Dy palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë


Izraeli ndërmori sulme ajrore vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, pas një serie të shtënash me raketa nga militantët palestinezë.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë se sulmet e sotme izraelite vranë dy palestinezë dhe plagosën të paktën 24 të tjerë.

Zyrtarët thanë se një nga viktimat ishte një djalë gjashtë-vjeçar. Izraeli konfirmoi se goditi objektiva të shumtë në Gaza, por mohoi përfshirjen në vdekjen e fëmijës.
Ushtria izraelite tha se sulmet ishin një përgjigje ndaj dhjetra raketave të lëshuara nga militantët palestinezë, në ditët e fundit.

Një nga raketat e sotme goditi qytetin izraelit Sderot, duke plagosur një person.
Në përgjigje të dhunës, grupi militant palestinez Hamas kërcënoi të ndërpresë armëpushimin e ndërmjetësuar nga Egjipti, në fuqi prej tre ditësh.

Ky armëpushim me Izraelin kishte qetësuar përkohësisht dhunën që shpërtheu të hënën, kur persona të armatosur nga Sinai vranë një civil izraelit, në një pritë përgjatë kufirit jugor të Izraelit me Egjiptin.
XS
SM
MD
LG