Zyrtarët në Pakistan thonë se autorja e një sulmi vetëvrasës me bombë vrau veten dhe një grua tjetër pranë një pike kontrolli të policisë në qytetin verior të Peshawarit.
Zyrtarët thanë se autorja e sulmit hodhi një granadë dore ndaj policisë, para se të aktivizonte jelekun e saj të mbushur me lëndë shpërthyese.
Vetëm disa metra më larg ndodhi një një tjetër shpërthim, nga një bombë anës rrugës, nga i cili u vranë 4 policë dhe një fëmijë. Të paktën 14 persona të tjerë u plagosën. Bomba ishte vendosur në një karrocë dore dhe u aktivizua me telekomandë.