Lidhje

Ebola i merr jetën një mjekeje të përkushtuar


Ebola i ka marrë jetën një personi të katërt nga personeli mjekësor në Sierra Leone, e cila ishte e përkushtuar në luftën kundër epidemisë.

Dr. Olivette Buck, drejtoreshë e siptalit "Lumley" në Freetown, vdiq të dielën, vetëm pesë ditë pasi analizat treguan se ishte infektuar me sëmundjen.

Ajo ishte e sëmurë rëndë dhe për këtë arsye nuk u ekukuua dot për në Gjermani për t'u mjekuar.

Ministri i Shëndetësisë i Sierra Leones i tha agjencisë franceze të lajmeve, se punonjësit e ministrisë ndjejnë hidhërim të thellë për humbjen e një tjetër personi tepër të dedikuar në luftën kundër Ebolës.

Në Liberinë fqinjë, Presidentja Ellen Johnson Sirleaf pushoi nga puna 10 zyrtarë të lartë, të cilët nuk ju bindën urdhërit për t'u kthyer në vend, për të ndihmuar në përpjekjet kundër epidemisë.

XS
SM
MD
LG