Lidhje

130 raste të reja të Ebolës në Sierra Leone


Sierra Leone ka regjistruar të paktën 130 raste të reja të ebolës, pas tre ditësh, gjatë të cilave të gjitha banorët ishin urdhëruar të mos dilnin nga shtëpitë, në përpjekje për ngadalësimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Zyrtarët i njoftuan shifrat sot, ndërsa miliona banorë dolën nga shtëpitë e tyre për të blerë ushqime dhe për të rifilluar jetën normale.

Qeveria urdhëroi 6 milionë banorët e saj të qëndronin në shtëpi nga e premtja deri të djelën ndërsa ekipet shkuan derë më derë në përpjekje për të përcaktuar pacientët e fshehur dhe për të edukuar të tjerët si të mbrohen nga virusi.

Ebola ka prekur më shumë se 5,300 njerëz në Siera Leone, Liberi dhe Guine dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 2 mijë e 600 personave.

XS
SM
MD
LG