Lidhje

Gjermani masa për mbrojtje nga Ebola


Gjermania po u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Sierra Leone, Guinea dhe Liberia për shkak të epidemisë së Ebolës në vendet e Afrikës Perëndimore.

Ministria e Jashtme e shpalli udhëzimin e qeverisë sot, por tha se kjo thirrje nuk vlente për punonjësit e shëndetësisë apo personelin diplomatik.

Ndërkohë, Guinea-Bissau deklaroi se po e mbyllte kufirin me Guinenë për shkak të frikës për përhapjen e Ebolës.

Po sot, zyrtarët në Sierra Leone thanë se një mjek tjetër kishte ndekur nga sëmundja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 1 mijë vetë kanë vdekur që kur epidemia filloi në shkurt, shumica në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.

XS
SM
MD
LG