Lidhje

Reforma dhe sfidat e sistemit energjitik


Reformimi i sistemit energjitik dhe korrupsioni brenda tij u bënë sot përsëri temë diskutimesh në qarqet ekonomike të Tiranës.

Kryeministri Rama tha se qeveria e re e mori sektorin energjitik në prag të falimentimit dhe pa likuiditete.

Kompania e shpërndarjes së energjisë e nisi punën në 2007 me libra të pastër dhe në gusht të 2013 përfundoi me 1 miliardë dollarë borxhe.

Ishin 52 për qind humbje të energjisë prej vjedhjeve dhe rrjetit të shkatërruar energjitik, i cili në 85 për qind të tij është mbi 40 vjeçar.

Zoti Rama i bëri këto komente në në këshillin e 13 ministror të komunitetit të energjisë në rajon.

Qeveria injektonte çdo vit 150 milionë euro për furnizimin me energji.

Ndërsa tani kompania fiton vetë 130 milionë usd, u shtuan 300 mijë kontrata të reja me qytetarët dhe qeveria nuk subvencionon më.

Zoti Rama tha se reforma e ndërmarrë në sektorin energjisë ka kthyer besimin e qytetarëve te kompania e shpërndarjes së energjisë dhe ka rritur besimin e institucioneve financiare, të cilat tani po ndihmojnë në modernizimin e shërbimeve të OSHEE.

Ministrat e energjisë u mblodhën sot në Tiranë në këshillin e 13 ministror të komuntetit të energjisë.

Në takimin e Tiranës mori pjesë komisioneri i BE-së për energjinë dhe klimën Miguel Arias Kanjete, dhe ministrat e energjisë nga Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqdonia, Moldavia, Mal i Zi, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria.

Këshilli diskuton propozime nga grupi i nivelit të lartë i komunitetit të energjisë për të ndërtuar vepra me interes të përbashkët dhe për të hartuar ligje të ngjashme për të zhvilluar energjinë dhe burimet natyrore të rajonit.

Një ditë më parë parlamenti diskutoi për hetimin ndërkombëtar të abuzimeve në CEZ, ndërsa KLSH paditi ministrin e energjisë për dëme deri 479 milionë euro në marrëdhëniet me atë kompani.

XS
SM
MD
LG