Partia Socialiste zhvilloi në Tiranë kongresin e radhës, ku u vendos të mbahet një referendum partiak lidhur me mënyrën e zgjedhjes së kryetarit.
Kongresi tërhoqi interesin e opinionit publik për shkak të polemikave mbi ecurinë e reformave, rezultatet e punës së qeverisë përballë krizës ekonomike.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se qeveria e tij e shpëtoi vendin nga kolapsi financiar, në 30 muaj vuri rregull në llogaritë dhe borxhet e fshehura, që firmave private me investime publike u shkonin mbi 720 milionë dollarë.
Kryeministri Rama tha se cmimet e ilaceve në treg janë ulur rreth 30 pë qind dhe u ulën ose u hoqën disa taksa si ajo mbi fitimin tek bizneset e vogla.
Ulja dhe heqja e kësaj takse i shtoi bizneset e vogla dhe fitimet e tyre. Sipas tij, qeveria po kompenson pronarët dhe ushtarakët, ish të dënuarit politikë dhe shtresat në nevojë, detyrime që u shtynë për dy dekada.
Borxhi publik po ulet, por qeveria, tha zoti Rama, u detyrua të marrë borxhe për të shkyer borxhet e qeverisë së mëparshme, duke kapërcyer një periudhë papërgjegjshmërie me financat.
Kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste me 1500 delegatë pritet të zgjedhë asamblenë me 175 antarë si dhe do të vendosë mbi zgjedhjen e kryetarit të partisë, kur ajo është në pushtet.
Një nga deputetët e kësaj partie, Ben Blushi, ka deklaruar publikisht ambicjen e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Socialiste.
Ai ka deklaruar se kryetarit Rama i ka mbaruar mandati rej 3 vjetësh dhe sipas statutit, partia duhet të mbajë zgjedhje për postin e kryetarit.
Kundërshtarët e tij pohojnë se zgjedhje për kryetar nuk mund të ketë për sa kohë që ai kryeministër në detyrë pasi e udhëhoqi partinë në një fushatë zgjedhore, që e solli në pushtet.
Në fund, kryeministri Rama propozoi të mbahet një referendum për këtë temë, i cili u miratua nga Kongresi. Por zoti Blushi deklaroi se këtë referendum e quajti nul dhe se nuk do të pranonte të eleminohej në këtë mënyrë.