Lidhje

Tatimorët dhe biznesi në Shqipëri


Qeveria shqiptare po mendon, që krahas paketës së re fiskale dhe reformave të thella në ekonominë e vendit, të ndryshojë “në themel dhe në paraqitje sjelljen e administratës tatimore me qytetarët dhe bizneset”. Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot administratës tatimore që t'i shërbejë me përkushtim sipërmarrësve dhe qytetarëve, duke fshirë traditën negative në këtë fushë. Ai tha se qytetarët dhe firmat prodhuese kanë një ankth të madh sapo vjen dita të përballen me administratën tatimore, edhe pse duan të jenë të rregullt, dhe kanë frikë prej saj. “Kjo klimë presioni duhet të ndryshojë rrënjësisht, dhe kush abuzon do të denoncohet nga firmat në zyrën përkatëse - tha ai.

Tatimorët dhe biznesi në Shqipëri
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:01 0:00

Zoti Rama tha se ky ndryshim është mëse i domosdoshëm edhe për luftën ndaj korrupsionit. “Tatimorët dhe doganierët që abuzojnë dhe për të cilët ka ankesa nga firmat, do të shqyrtohen nga prokuroria dhe gjykatat” - tha ai. Kryeministri Rama tha se bizneset janë burimi kryesor i rritjes ekonomike kombëtare dhe kush cënon këto biznese cënon rritjen.

“Ligjet janë bërë për t'u zbatuar me saktësi dhe jo të shfrytëzohen për korrupsion, arbitraritet dhe dhunë psikologjike ndaj bizneseve” - tha zoti Rama. Sipas tij, ligjet tatimore kanë kontradikta të brendshme dhe do të rishkruhen në bashkëpunim me fmn brenda 6 muajve. Administrata e re premtoi që rimbursimet do të kryhen brenda 2 muajve.

Qeveria u angazhua gjithashtu që kontrollet tatimore do të bëhen në mënyrë të organizuar dhe të paralajmëruar, jo si një gjueti e befasishme për gjoba, por në mirëkuptim dhe në përputhje me ligjet. Bizneset e vogla dhe të mëdha kanë vujatur për një kohë të gjatë nga abuzimet me taksat dhe tatimet. Qeveria e re po përpiqet të shërojë këtë plagë të ekonomisë shqiptare, që ka traumatizuar shpesh nismat private.

XS
SM
MD
LG