Lidhje

3 të vrarë dhe 12 plagosur në Egjipt


Në Egjipt, një shpërthim shkatërroi një autobus turistash në kufirin e vendit me Izraelin, duke vrarë tre turistë koreanojugorë dhe shoferin e tyre egjiptian.

Autobuzi, me 33 turistë po udhëtonte nga Manastiri i Shën Katerinës në qendër të Sinait, për në Izrael, kur ai shpërtheu në pikëkalimin kufitar të Tabas.

Ministria e Jashtme jugkoreane konfirmoi vdekjen e dy shtetasve të vet dhe tha se turistët ishin anëtarë të një grupi kristian.

Të paktën 12 persona u plagosën rëndë në këtë incident. Zyrtarë të sigurisë thanë se shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë, por ka shumë mundësi të jetë shkaktuar nga një bombë e vendosur pranë, ose brenda në autobus.

Militantët islamikë me bazë në gadishullin e Sinait i kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë në Egjipt, që pas përmbysjes nga pushteti të ish-presidentit Mohamed Morsi në korrik.
XS
SM
MD
LG