Rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt tregojnë se ish shefi i ushtrisë Abdel-Fattah el-Sissi ka fituar shumicën dërrmuese të votave.
Rezultatet e para i japin gjeneralit el-Sissi rreth 93 përqind të votave. I vetmi kandidat tjetër që mori pjesë në zgjedhje, politikanit majtist Hamdeen Sabahit, mori rreth 3 përqind.
Në Sheshin Tahrir, përkrahësit e zotit Sissi po festojnë fitoren e pritshme me shpresë për një të ardhme më të mirë.
Pjesëmarrja në votime ishte e ulët, vetëm 44 përqind edhe pasi votuesve iu dha dje, një ditë e tretë, shtesë, për të hedhur votën. Rezultatet zyrtare pritet të shpallen javën e ardhshme.
Vëllazëria Muslimane bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve. Ajo e quan presidencën e Sissit një vazhdim të regjimit ushtarak që filloi vitin e kaluar, kur ushtria përmbysi presidentin islamik Mohamed Morsi.