Lidhje

Egjipti dënon me vdekje 183 islamistë


Një gjykatë egjiptiane konfirmoi dënimin me vdekje për 183 islamistë, përfshi Mohamed Badie, udhëheqësin e Vëllazërisë Myslimae – partia e presidentit të përmbysur Mohamed Morsi.

Gjykata kishte dënuar fillimisht 683 njerëz me vdekje nën akuza nga vrasje deri në tentative për vrasjen e oficerëve të policisë në provincën Minya vitin e kaluar, të njëjtën ditë kur policia vrau qindra përkrahës të zotit Morsi gjatë përleshjeve në Kajro. Dënimet me vdekje nga një gjykim i shpejtë në mars shkaktuan një protestë ndërkombëtare.

Vendimi i sotëm vjen pasi ai iu referua autoritetit më të lartë shtetëror fetar – muftiut – hapi i parë drejt zbatimit të dënimit me vdekje.

Avokatët thanë sot se përveç 183 dënimeve me vdekje, katër persona morrën burgim të përjetshëm dhe 496 të tjerë u liruan nga akuzat.
XS
SM
MD
LG